Ndërprerje e përkohshme e qarkullimit në disa rrugë të Pejës

Punimet për ndërtimin e sheshit të ri dhe funksionalizimin e urës së re sjellin kufizime në trafik nga 10 prilli.

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Pejës ka njoftuar për ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa segmente rrugore të qytetit, për shkak të zhvillimit të punimeve ndërtimore.

Sipas njoftimit, ndërprerja do të përfshijë segmentin nga Ura e Zallit të Vjetër deri te Ura e Re, si dhe rrugët “Lekë Dukagjini” dhe “Barjam Kelmendi”.

“Për shkak të realizimit të punimeve për ndërtimin e sheshit të ri dhe funksionalizimin e urës së re, do të bëhet ndërprerja e përkohshme e qarkullimit të automjeteve në segmentin e rrugës nga Ura e Zallit të Vjetër deri te Ura e Re, si dhe në rrugët ‘Lekë Dukagjini’ dhe ‘Barjam Kelmendi’”, thuhet në njoftim.

Autoritetet bëjnë të ditur se ndërprerja do të realizohet sipas sinjalizimit informues mobil që do të vendoset në terren.

“Ky veprim bëhet me qëllim të krijimit të kushteve për zhvillimin e punimeve ndërtimore dhe realizimin e projektit për rregullimin urban të zonës qendrore të qytetit”, theksohet më tej.

Ndërprerja e qarkullimit pritet të fillojë nga data 10.04.2026.

Nga Drejtoria e Shërbimeve Publike kërkohet mirëkuptim nga qytetarët dhe falënderim për bashkëpunimin./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: