Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se në ditën e parë të punës për këtë vit janë marrë dy vendime me rëndësi sociale për qytetarët.
“Sot kam marrë dy vendime me rëndësi të veçantë për qytetarët tanë. Do të subvencionojmë me 500 euro personat që përballen me sëmundje malinje dhe me 300 euro çdo nënë lehonë për secilën lindje”, ka deklaruar Ramosaj.
Ai theksoi se këto vendime janë pjesë e premtimeve të mandatit të ri dhe dëshmi e përkushtimit për politika sociale në shërbim të qytetarëve./Pejanefokus.net.
