Shkolla “8 Marsi” nga Peja ka triumfuar në edicionin e katërt të JR NBA Kosovës, duke u shpallur kampione pas finales së zhvilluar në Palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.
Në ndeshjen finale, të mbajtur të enjtën e 18 dhjetorit 2025, ekipi i të vegjëlve nga Peja, që përfaqësonte “Los Angeles Clippers”, u përball me Shkollën “Mati Logoreci” nga Prizreni dhe fitoi me rezultat 31:22, duke rrëmbyer titullin e kampionit.
Në këtë ngjarje sportive morën pjesë gjashtë shkolla nga gjashtë regjione të Kosovës, të cilat përfaqësonin skuadra të “NBA”-së, ndërsa turneu u karakterizua me ndeshje interesante dhe konkurrencë të fortë.
Medaljet, unazat dhe kupën për ekipin fitues i ndanë Drejtori i Programeve dhe Projekteve Zhvillimore në FBK, Granit Rugova, si dhe Koordinatori i Sportit Shkollor, Gazmend Ahmeti.
Ndryshe, “JR NBA Kosova” realizohet në bashkëpunim mes Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Federatës së Sportit Shkollor, ndërsa në këtë projekt marrin pjesë rreth 30 shkolla fillore me nxënës të moshës 11–12 vjeç, me synim zhvillimin e gjeneratave të reja në sport./Pejanefokus.net.
