8-vjeçari nga Peja kampion i Kosovës në kikboks

Ajan Baxhaku rrëmben vendin e parë në kategorinë +36 kg në Kampionatin e Rinjve 2026 në Obiliq

Në një ditë te diel të mbushur me adrenalinë dhe emocione, fusha e garës në Obiliq ishte skena e Kampionatit të Kosovës për Kadet dhe Junior 2026, të organizuar nga Federata e Kikboksit e Kosovës në bashkëpunim me klubin “Fight Club Arber.”

Mes konkurrentëve të rinj spikati Ajan Baxhaku, 8-vjeç nga Peja, i cili në kategorinë +36 kg arriti të ngjitet në majë të podiumit dhe të shpallet kampion i Kosovës.

Suksesi i tij është një dëshmi e talentit dhe përkushtimit të të rinjve kosovarë në sport dhe premton shumë për të ardhmen e kikboksit./Pejanefokus.net/Sport

LEXO EDHE: