Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me AKI-në, ka realizuar sot një aksion kontrolli në disa barnatore në Pejë dhe Gjakovë, pas dyshimeve për barna të kontrabanduara.
Gjatë kontrolleve janë gjetur parregullsi me medikamente pa dokumentacion dhe banderolla fiskale. Si rezultat, janë sekuestruar 988 pako barna me vlerë rreth 10 mijë euro./Pejanefokus.net.
