Pejë:“Asdreni” dhe “Vaso Pasha” me numër diferenical nxënësish në klasat e para

Ndonëse drejtori Naser Gega nga Drejtoria e Arsimit në Pejë ka thënë se ende nuk e di numërin e sakt të nxënësve të klasave të para për shkollat e Pejës për këtë vit, Peja në Fokus ka mësuar se në disa shkolla ka rënie të interesimit për regjistrim, përderisa në shklla të tjera rritje të numërit të këtyre paraleleve.

Përderisa drejtoresha Syndyze Loxha nga shkolla “Vaso Pashë Shkodrani”, e kontaktuar nga Peja në Fokus lidhur me temen thotë se këtë vit kanë pranuar vetëm 40 nxënës në klasat e para, të ndarë në dy paralele, nga ana tjetër është drejtoresha e shkollës “Asdreni” thotë për Peja në Fokus se në këtë shkollë si vjet janë pranuar 140 nxënës, të ndara në katër paralele, njëra prej të cilave ka 41 nxënës. /Pejanefokus