SHTËPIA E QEHAJVE NË PEJË DHE PERSONAZHI I SAJ

Shtëpia e familjes së njohur Qehaja, e cila ndodhet në lagjen “Bukuresht” në Pejë, daton nga shekulli i XIX-të, ndërsa së fundëmi ka pasur edhe ndërhyrjet e para për t’i ruajtur karakteristika e saj të veçanta të arkitekturës tipike të shtëpive qytetare në Pejë, nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e cila po vazhdon me restaurimin dhe konservimin e shtëpisë.
Kur flasim për këtë temë, nuk mund të shmanget fakti se në të kishte jetuar edhe një qytetar i ndershëm si Haxhi Muhamet Qehaja i cili kishte ndëruar jetë në moshën 92 vjeçare, e që për 30 vite kishte punuar në Gjermani, dhe u ishte përmbajtur traditave dhe zakoneve fetare, madje duke qëndruar atje.
Haxhi Muhamet nga Peja, njihej si njëri nga të moshuarit më simpatik që frekuentontr xhamitë e qytetit, icili njëherë pati ndarë rrëfimin e tij duke treguar se si kishte nisur me agjerimin e Ramazanit në moshën 10 vjeçare, duke përmbushur atë duke agjëruar gjithsejt 81 sosht derisa ishte gjallë, kurse tridhjetë prej tyre kanë qenë gjatë kohës që ai ka punuar në Gjermani.
-Ndryshe, Haxhi Muhameti, të cilin e njihnin dhe e donin të gjithë, njihej si myezini i krejt xhamive të qytetit të Pejës, kjo ngase ai në çdo xhami që frekuentonte, e respektonin duke i dhënë përparësi në të thirrurit e ikametit/Pejanefokus