Në kuadër të veprimtarive të vjetra në qytetin e Pejës është edhe zeja e rrobaqsve, ndërsa në kuadër të këtij artikulli do të flasim për rrobaqepsin me të moshuar si për nga mosha, ashtu edhe për nga përvoja në qytet.
Peja në Fokus sjellë ekskluzivisht para jush prezentimin e shkurtër për qytetarin Besim Idrizi, i cili sot plotëson 76 vite jete.
Për më tepër, Idrizi ka edhe 62 vite përvoje pune në këtë zeje, duke u karakterizuar po ashtu si më i vjetri i këtij profesioni në këtë qytet.
Ai, duke folur për Peja në Fokus rrëfen se zanatin e kishte marrë nga rrobaqepësi i njohur atëhershëm Nazmi Belegu, i cili kishte puntorinë në koperativat e atëhershme, në lokacionin ku sot ndodhet objekti i shtëpisë së mallërave në Pejë.
Ndryshe, Besimi edhe pse në pension tashmë këtë zeje e ushtron vetëm për të humbur kohë, e që se bashku me kolegun e tij Ardian Vokshin, e kanë hapur puntorinë “Armani”, në katin përdhesë të Qendrës Tregtare “Burma”, në Çarshinë e Gjatë në Pejë.