Blerim Malushaga, që në qytet e kanë njohur e thirrur me shkurtesën “Mana”, u nda nga jeta më 15 tetor të vitit 2009, pas një ataku kardiak, duke lënë.
Në karrierën muzikore Blerim Malushaga – Mana njihej si daullisti i Ramadan Krasniqit – Danit, ndërsa gjatë viteve të punës përcolli emrat më të shquar të kohës, që nga Ismet Peja, Sinan Vllasaliu, Afrim Muçiqi e shumë të tjerë.
Që nga paslufta i ndjeri shërbeu edhe si daullist dhe anëtar i rregullt i SHKA ‘Sofra Pejane’, përderisa në vitet e paraluftës ka qenë bashkëthemelues i AVI ‘Përparimi’ i ri, në përbërje, me Yll Kelmendin – fis-harmonikë, Sead Muqën-Sein – klarinetë, Afrim Haskun-ritëm kitarë dhe Valdet Belegun-bass kitarë.
Ai shënoi kohen e vet duke lënë gjurmë të pashlyera si në melosin e pastër shqip, po ashtu edhe në shoqërine e kulturës pejane./Pejanefokus