Mëhalla e Xhamisë së Shenjtë në Pejë

Mëhalla e Xhamisë së Shenjtë, ndryshe njihet edhe si mëhalla e Sulltan Mehmedit II, e cila kishte 24 shtëpi të cilat ishin të besimit mysliman, me kryefamiljarë të këtyre zejeve sikurse janë:imamë, tregtarë, sandellxhinj, nallbanë apo mbathtarë, saraç ose opingabërës dhe samarbërës, tabakë ose lëkurërexhës, rrobaqepës, dogagjinjë ose stërvitës fajkonjësh-për gjah, bukëpjekës etj.

Kjo mëhallë ishte më e madhja për nga numri i shtëpive, e fjala është për mëhallën e Xhamisë së Çarshisë, në qendër të Pejës, ose siç quhet ndryshe Bajrakli Xhami.

Godina e kësaj xhamie, sipas të dhënave të arkivuara nëpër monografi të ndryshme, thuhet se dikur ishte kishë katolike e dukagjinasve, të cilën Mehmet Pashë Dukagjini, sanxhakbe i Sanxhakut të Smederevës (nga viti 1459) ë shndërroi në xhami dhe e pagëzoi me emrin Xhamia e Ebylfeth.

Pra, kryefamiljarët e kësaj mëhallë ishin:Alaeddin, halife (zëvëndës i imamit); Oruç halife; Haxhi Ahmet, tregtar; Piri (sheh) Iljas; Sylejman, nallban; Memi, doganxhi; Ibrahim, kiran (i vdekur); Hasan, tabak; Ibrahim Jusuf; Fazli, pashmakçi (sandallepunues dhe shitës); Kurd, nallban; Mustafa, tregtar; Ali, saraç; Memi, tabak; Hyesin, hajjat; Mustafa Abdullah, tabak(i posaislamizuar).

Pra, kjo mëhallë ishte e para, më e vjetra dhe më e rëndësishmja në atë kohë. Këtë rëndësi e ka ruajtur deri në ditët tona, sepse gjendet mu në qendër të qytetit të sotëm, ku janë të përqëndruara dyqanet zejtare dhe tregtare./Monografia e Pejës/#Pejanefokus