Nallbani si kontribues i shquar i tenisit pejan 

Pejani Enes Nallbani, ishte kryetari i Klubit te Tenisit “Peja”, i cili u nda nga jeta e kësaj bote në vitin 2017.

Enesi, ndonëse një kohë të gjatë vuante nga një sëmundje e rëndë, ai deri në momentet e fundit të jetës mendoi për zhvillimin e sportit të tenisit.

-Si kryetar i këtij klubit të tenisit “Peja”, Nallbani arriti që ta bëjë Pejën si qytet të parë në Kosovë me katër terrene të reja të tenisit dhe me dy të tjera të mbyllura.

-Por, trashëgimia më e madhe që ia la Enes Nallbani tenisit të Kosovës është djali i tij Melosi, i cili vazhdon të jetë kampion me vite, dhe është një ndër shpresat me të mëdha të tenisit kosovar/ #Pejanefokus