Komuna e Pejës ndanë buxhet për vetura të reja

Në mbledhjen e datës 28 shtator 2022, Kuvendi i Komunës së Pejës me shumicë votash ka miratuar buxhetin 2023-2025, në kuadër të të cilit është paraparë që nëvitin 2023, Komuna e Pejës të bëhet edhe me 6 vetura të reja.

Sipas ndarjes buxhetore, këto vetura buxhetit do t’i kushtojnë 110 mijë euro.

Sipas ndarjes së këtij planifikimit buxhetor, veturat parashihet të blihen në vitin 2023.

I kontaktuar nga Peja në Fokus, drejtori i Drejtorisë së Financave në Komunën e Pejës, Jeton Abazaj ka thënë se ende nuk e di se për cilat institucione komunale janë të destinuara këto vetura.

Sipas tij, vendimi për ndarjen e kësaj shume për blerjen e këtyre gjashtë veturave është paraparë për shkak se Komuna e Pejës ka paguar deri në 60 mijë euro për sevisim të automjeteve, për dikastereve të ndryshme komunale.

Drejtori Abazaj shton se ndarja e shumës prej 100 mijë eurove për këto automjete do ta shlyej nevojen e blerjes së veturave të tjera edhe për 10 vitet e ardhshme.

Ndryshe, Komuna e Pejës në vitin 2020 kishte blerë edhe pesë vetura të reja, për shërbime të drejtorive përkatëse/Peja në Fokus