Ymer Muhaxheri, i cili ndëroi jetë në mbrëmjen e të hënës së datës 31 tetor 2022, për 40 vite ishte njëri ndër profesorët më të respektuar në Gjimnazin e Pejës, për të qenë më pas edhe udhëheqës i pakontestueshëm i të gjithë Aleternativës Politike të Pejës.
-Kjo alternativë politike përbëhej nga krejt subjektet politike, shoqatat e organizimet popullore të Pejës, që kishte ndikim dhe rëndësi të jashtëzakonshme.
-Gjatë asaj periudhe kohore, profesor Muhaxheri tek pjesa dërmuese e qytetarëve pejan kishte autoritetin e krahasuar me atë të presidentit historik Ibrahim Rugoves.
-Koncepti politik i tij në atë kohë, ishte balancimi në mes të kërkesave dhe mundësive të kohës, që nënkuptonte kujdesin dhe ruajtjen maksimale të popullit nga dhuna, terrori dhe masakrat e pushtetit serb në Pejë/
-Ndryshe, Profesor Ymer Muhaxheri ishte xhaxhai i kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherit/Pejanefokus