Qyteti i Pejës përherë ka pasur të zhvilluar artin në përgjithësi, si dhe aktrimin në veçanti.
Një ndër shfaqjet komedi të formatit me tre akte, “Rrenacaku” e cila sipas dokumenteve të siguruara që po prezentohet në këtë material, bën fjalë për vitet e 50-ta.
Ajo u shfaq në teatrin amator të qytetit në Pejë. Sipas gjurmimit në arkiva të ndryshme, shfaqja kishte trupen e saj e cila numëronte mbi dhjetë aktorë, prej të cilëve edhe antare të gjinisë femërore.
Peja në Fokus ka arritur të sigurojë emrate disa nga aktorëve të kësaj shfaqje, të cilët janë: Kadrush Bala, Ruzhdi Spahiu, Sofie e Viktor Gashi, Ahmet Spahija, Lejtore Krajku, Emine Shabi, Xhejlane Matoshi, Xhevat Gjikolli, Jusuf Kelmendi, Ramiz Loxha, Kristo Berisha, Muharem Dina, Agush Beqiri, Nuredin Loxha.
Sipas të dhënave, kjo shfaqje kishte edhe skenografin e saj, e që është Shahin Kryeziu./Peja në Fokus