KATËR POLICËT E RAJONIT TË PEJËS QË U VRANË PAS LUFTËS NË KOSOVË

Në mesin e 22 oficerëve policor të rënë në detyrë janë edhe katër zyrtarë të vrarë nga territori i rajonit të Pejës.

 Bëhet fjalë për Sebahate Tolaj nga fshati Pobërgjë i Deçanit, Isuf Haklaj nga fshati Isniq i po kësaj komune, Arben Sejdiu nga fshati Grabanicë i komunës së Klinës, si dhe  Izet Demaj nga komuna e Istogut.

Tolaj e Haklaj u vranë më 24 nëntor të vitit 2003, pas një një atentati të kyzer mbi ta, për vrasjen e të cilëve me 27 vjet burgim është dënuar një person.

Sejdiu u vra me armë zjarri pas atentatit ndaj tij dhe familjes, në ambient familjar në fshatin Grabanicë të Klinës, në mbrëmjen e datës 22 nëntor të vitit 2010, 300 metra larg rrugës magjistrale Prishtinë-Pejë.

Izet Demaj është pjesëtari i fundit i Policisë së Kosovës i cili ra në detyrë. Demaj u vra më 27 dhjetor 2018, gjatë një grabitjeje të armatosur e cila ndodhi në Istog, në përpjekje për t’i arrestuar hajdutët, në mbrojtje të qytetarëve dhe të të punësuarve që u morën peng në një filiale të bankës NLB në këtë komunë, ndërsa vdiq pas plagëve që mori nga armë zjarrit, me ç’rast u vra edhe grabitësi i bankës.

Vlenë të theksohet se, asnjëri nga këta pjesëtar të Policisë së Kosovës të cilët ranë në detyrë, nuk kishte sigurim jetësor./Peja në Fokus