“PSE”-ja e rap grupit pejan “W.N.C”

Në vitin 1996 në Pejë u formua grupi i këngëve të rep muzikës me shkurtesen “W.N.C”, i cili jo vetëm për publikun pejan por edhe më gjerë u kujdes që të sjellte hitet e këtij zhandri, të cilat vazdhojnë të jenë inspirim për gjeneratat, por që pas disa vitesh të funksionimit, nuk vazhduan më si grup.

Tash së voni, me ndarjen nga jeta të ish-themeluesit të saj, Arlind Gjikolli-Gjikla, emri i grupit u riaktualizua, pasi që bëhet fjalë pikërisht për Gjiklen.

E prapa shkornjave të labelit “W.N.C”, fshihej kuptimi: “W-hite N-iggaz C-lan”, apo “Klani i zezakëve t’bardhë”, i cili me sjelljen e projekteve të tyre muzikore u bë çdo ditë e më i famshëm për audiencën shqiptare.

Projektet në këtë album janë mjaft interesante, duke gërshetuar në vete një rrymë të muzikës që shumë pak ka qenë e pranishme asokohe në treg.

“W.N.C” përveç Arlindit, ishte i përbërë nga Besnik Belegu, Faton Hajredinaj dhe Dardan Belegu, që lirshëm mund të thuhet se kanë qenë një nga rap-grupet e para shqiptare, që në vitin 2000, publikuan albumin “Pse”, për të vazhduar dy vite më vone me albunin tjetër të quajtur “Maximum”.

Në qershor të vitit 2003, “W.N.C” marrin pjesë në VFM 2003 me këngën “Qikat E Mira”, si dhe në nëntor 2005, rap grupi nga Peja marrin pjesë në “Kënga Magjike” me këngën “Te Qilla”.

Sic dihet, njëra nga këngët më të suksesshme të tyre mbetet bashkëpunimi me Rebel a.k.a Unikkatil, “Shuj”.

 

Më poshtë ua sjellim disa nga hitet e grupit “W.N.C”:

  • WNC – Për ty
  • WNC – Ça kum pas
  • WNC – Mit i vërtetë
  • WNC – 500’shat
  • WNC – Joint the Basket
  • WNC – Pse
  • WNC – Gabimi
  • WNC – Rap Rugova
  • WNC – Dora
  • WNC – Am Am
  • WNC – Ondra e Verës
  • WNC – Kush je more ti ej
  • WNC – Qikat e Mira
  • WNC – Kristal e bardhë
  • WNC – Ku shkon ti

 

E për të dëshmuar riaktualizimin “W.N.C”-së, mjafton fakti se në ditën e varrimit të themeluesit të saj, krahas kontributit për artin e kulturën muzikore pejane të Gjikles, u përmendën e u kënduan edhe veprat e grupit që e themeloi ai./Peja në Fokus