ÇFARË PO NDODHË ME KLIMEN TUAJ ?

Në adresën e kompanisë që bën shitjen, montimin dhe servisimin, ‘Klima Servis Roni’, në kohën kur temperaturat me minus gradë kanë filluar të trokasin nëpër dyert e ambienteve tona, sikur po “vërshojnë” pyetjet se: Çfarë është kodi DF që qytetarëve po u shfaqet në kondicionerëve të tyre.

Peja në Fokus shqetësimin e qytetarëve e ka adresuar tek kompania ‘Klima Servis Ron’, ekipi i servisimit të së cilës pa asnjë hezitim e ka dhënë këtë sqarim:

“Kodi ‘DF’ nuk është një kod defekti. – Ky kod tregon se konsidionerit tuaj po i ndodhë procesi i defrositit dhe sistemi po e largon ngrirjen në njësinë e jashtme.

-Për më tepër, ky proces mund të zgjasë rreth 5 deri në 10 minuta dhe është e rëndësishme të dihet se nuk duhet të shtypur butona të tjerë, por rekomandohet që të prisni derisa të përfundojë shkrirja dhe pas kësaj kondicioneri rifillon të ngrohë përsëri”- ka sqaruar kjo kompani, me bazën e saj në rrugën “Bill Clinton” në Pejë, si dhe në Istog, përball objektit të komunës.

Qëndroni të qete dhe përderisa jashtë bën acar, ju shijoni të mirat e kondicionerit që ju ofron Klima Servis Roni, me brendin MIDEA./Peja në Fokus