Të kesh një autolarje në territorin e vendit tonë nuk është e jashtëzakonshme – Madje të gjejmë një garazhë për autongjyrosje nuk është më lajm, por të gjejmë një puntori në të cilën detajet e veturës suaj të marrin shkëlqimin e detajuar ajo ndodhë tek Auto Detailing Kollqa në Pejë.
Për këtë tash e më shumë se një vit në këtë qytet primatin e bart një i ri si Gramos Kollqaku, i cili njëherit është edhe autodetaileri më i ri në Pejë.
Me Gramosin si mjeshtër i këtij arti, i njohur si “Kollqa”, i çertefikuar për pastrimin, polirin dhe veshjen me qeramikë të veturave, si dhe mirëmbajtjen e tyre, Peja në Fokus gëzon partneritet tash e një vjet.
Ai tash e dy vite, i dashuruar në punën që bën, ka hapur puntorinë në të cilën pret klientët, të cilët janë të kënaqur me shërbimet që marrin, e ne kemi vendosur që në shenjë falënderimi simbolik, të i ndajmë një mirënjohje.
“Kollqen” e gjeni shumë afër xhamisë pa minare, ndërsa për detajet e punës së tij klikoni në linkun e bashkangjitur.
/Peja në Fokus