I lindur më 9 shtator 1928 për të ndëruar jetë më 10 janar 2015, përvjetori i vdekjes së të cilit shënohet pikërisht sot kur faqeja Peja në Fokus po paraqet këtë artikull për veprimtarin dhe zjetarin “kauzal” të Pejës, Viktor Gashin, i cili u rrit në kohën e lufte, e që pikerisht ishin lufta e politika, që atë dhe shokët e tij i ngacmuan që herët për t’iu rrekur kauzave.
Ishte vetëm 17 vjeçar kur përjetoi burgun politik, duke e vuajtur atë për një vit rrjesht, si pasojë e së cilës vuajtje edhe shkollimii tij qe i copëzuar, e që më pas u etiketua dhe cilësua si “element trubullues” i shoqërisë së asaj kohe, u detyrua të ndërpriste studimet në Beograd, gjegjësisht në Fakultetin e Drejtësisë.
Si rrjedhojë, veprimtari Gashi i’u përkushtua zejës së argjendarisë, traditë kjo shekullore e familjes së tij, pork jo nuk e ndaloi aspak aktivitetin e tij publik, ngase ai u aktivizua në Teatrin e Pejës, madje duke qenë ndër veprimtarët dhe organizatorët kryesorë të asaj kohe.
Nëse flasim për punën e tij ndër vite, mund të tërheqim paralelen tek vitet 1965 gjerë më 1973 kur Gashi ishte kryetar i komisionit për dhënien e diplomave profesionale për të gjithë shqiptarët ne ish Jugosllavi, për zejet kujunxhi/filigran/ dhe arpunues.
Ndërkohë që, gjatë viteve 1980-1984 kreu funksionin e kryetarit të Shoqatës së Zejtarëve të Pejës me rrethinë, kurse më 1999-2000 ishte kryetar i Shoqatës Humanitare Bamirëse “Nëna Terezë” për regjionin e Pejës.
Duhet theksuar se, me pjesët nga ekzemplaret e tij punuese që kalojnë numërin e 2000 sosh, ka prej tyre që sot mund të gjenden edhe në Muzeun e Kosovës në Prishtinë, u tentua nga pushtetet e atëhershme të manipulohen me to duke dashur që të paraqiten si vepra të shtetit serb, bazuar në peshën e vlerës së tyre.
|Peja në Fokus.net