“Tabakët” e Pejës

Shoqëria e “Tabakëve” të Pejës dhe “gjykata” e asaj kohe – Rregulli shoqëror në Pejë

Zejtarët e tabakëve, që kanë prodhuar, përpunuar dhe i kanë fisnikëruar e të gjitha llojeve të lëkurave, që kanë shërby edhe si lëndë e parë në degë të tjera të ekonomisë dhe të zejtarisë, e kanë pasur edhe institucionin e vet, me anë të të cilit i kanë rregulluar punët dhe mosmarrëveshjet e tyre, si dhe rrjedha e harmonisë së kësaj shoqërie ka qenë mbresëlënëse.

-Fillimisht duhet të themi se lëkura që e prodhonin dhe e përpunonin kjo shoqëri pejane në atë kohë, u ka hyrë në punë saraçëve dhe këpucëtarëve, e më vonë edhe galanteristë.

-Është me rëndësi të theksohet se zeja e tabakëve, ka ndikuar edhe në rrjedhat e përgjithshme shoqërore dhe ekonomike; qysh në kohën e sundimit turk, tabakët e Pejës e kanë pasur Esnafin-Gjyqin e vet(Statutin).

-Familjet që kanë pas mosmarrëveshje, zënka dhe ngatërresa, nuk kanë pasur nevojë të shkojnë në gjykatë, por kanë shkuar në Qendrën e Tabakëve, dhe atje, Esnafi është marrë me çështjen.

-Gjërat dhe problemet që janë trajtuar dhe zgjidhur përmes “Esnafit të Tabakëve”, është dashtë të zbatohen me përpikëri, ashtu siç e ka paraparë Esnafi.

-Përndryshe, ato familje apo ata individë të cilët nuk ikanë zbatuar vendimet e Esnafit, sanksionoheshin dhe dënoheshin.

-Kjo formë e ligjit, i ka rregulluar edhe marrëdhëniet nëfushën e tregtisë.

-Për këtë arsye, mosmarrëveshjet, konkurrenca jolojale dhe deformime të natyrave të tjera në këtë fushë, kanë qenë shumë të rralla.

-Ndoshta, edhe për arsye, se në këtë drejtim edhe dënimet kanë qenë shumë të rënda; bie fjala dënime në të holla që kapnin shumën e të ardhurave vjetore.

-Pastaj, kishte raste edhe të bojkotimit të zejtarëve dhe forma të tjera ndëshkuese.

-Si zeje me rëndësi, zejtarët-tabakë për çdo të shtune, por edhe festave të ndryshme, organizonin drekën eposaçme, të cilën vet e përgatitnin, duke përdorur pajimet kuzhinore të vjetra, si qypin, tavën dhe enë tëtjera të ngjashme.

-Kur shtrohej dreka, ajo bëhej në mënyrë solemne, por edhe në të shumtën e rasteve ftoheshin edhe mysafirë.(Të dhënat janë marrë nga Monografia e Zejes së Tabakëve të autorit Sejdi Berisha).

Siç mëson Peja në Fokus, veprimtarëve të kesaj zeje ndryshe njiheshin edhe si “zoragjitë”.|Pejanefokus