Kush është Nora Gjakova?

Për një ditë të mirë, kryetrajneri i xhudos, Driton Kuka një ditë nga ditët pati përzgjedhur ca fjalë për nxënësen e tij, Nora Gjakova, fituese e tri medaljeve të arta.

Ja se si e përshkruan Kuka nxënësen e tij:

“Nora Gjakova e nisi xhudon diku 2002 e qëndrueshme drejt qëllimit të saj!

-Plot 19 vjet punoj me përkushtim!

-Skishte medalje Botërore as Olimpike deri 2021 …

-Por pandemia sikur ja rriti përkushtimin drejt cakut!

-Punoj shumë këto vitet e fundit dhe në Budapest qershor 2021 fitoj medaljen e saj të parë Botërore,por ishte e qetë pas fitores së medaljes në Botëror,pa emocione!

-Kishte qëllim në kokën e saj donte medaljen Olimpike.

-Dhe në Lojëra Olimpike kulmoj me formën e saj,ashtu ishte vizatuar rruga e formës dhe ashtu ndodhi fitoj titullin më të madh që mund të fitohet të Artën Olimpike!

-Pas Majlindes,Distrias erdh edhe e Arta e Nores!

-Tri Copa të arta 🥇🥇🥇

-Për Kosovën nga xhudo!

-Sporti i Xhudos,

Brend i shtetit tonë të ri.

#proudcoach”-thotë ai.

| www.pejanefokus.net |