Gratë në Pejë me mbulesë – vlerë apo pengesë?

Sikurse në mbarë botën, edhe në Kosovë  1 shkurti shënon Ditën Ndërkombëtare të Mbulesës(Hixhabit), për çka edhe nisma vullnetare “World Hijab Day Kosovo” që për qëllim ka ndërgjegjësimin e opinionit ndaj diskriminimit të vajzave dhe grave me mbulesë, kanë realizuar një fushatë, të cilën e ka mbështetur me partneritet edhe Peja në Fokus, për të përquar mesazhin se femrat me mbulesa i përkasin kësaj shoqërie, përfshirë edhe vet Pejën.

Në respektim të kësaj dite ndërkobëtare, përmes platformës Peja në Fokus, në këtë artikull do të prezentojmë tri zonja që jetojnë dhe veprojnë në Pejë, të cilat bartin mbulesë në kokë.

Teuta Mulla-Goga, Endokrinologe e cila vepron edhe në kuadër të shëndetësisë primare në sektorin publik të këtij qyteti, duke ndarë përvojat e saj, për publikun e Peja në Fokus, thotë:

“Sigurisht se nuk mund të them që ndoshta nuk paragjykohem, por që këto më shumë i shoh si fenomene të papritura nga grupe që nuk kanë njohuri, apo janë të ndarë nga media dhe rrjetet të ndryshme sociale” – thotë ajo, duke shtuar se:“Personalisht kam vënë një balancë në jetë ndërmjet njohurive islame dhe atyre shkencore, prandaj asnjë paragjykim i shoqërisë në këtë drejtim nuk më bën të ndjehem keq, punoj dhe veproj e lirë, pa shkelur limite”

E nga ana tjetër, Adeljina Kovačevič Kelmendi, nga Peja, e cila njëherit i takon nacionalitetit boshnjak, duke folur rreth mbulesës që ajo bartë, shton se: “Përvojen më të mirë e përjetoj çdo ditë duke e bartur këtë kurorë me dinjitet dhe krenari, përkundër të gjitha sfidave dhe sprovave që më kanë goditur, e më godasin për vite me rradhë.”

Se gratë që jetojnë në Pejë dhe bartin mbulesa në kokë, i realizojnë ëndrat e tyre e dëshmon edhe shembulli i Medina Kabashi Broqit, e cila punon si mёsimdhёnёse e gjuhёs angleze – Ajo pasi ka vijuar studimet nё Universitetin Vechta nё Gjermani, vie në Pejë dhe themelon qendrën e gjuhёve tё huaja “Bridge”, nga ku tashmë rezultojnë kuadro që flasin gjuhë si gjermanishtja, anglishtja etj.

Ndryshe, bashkëbisedueset e këtij artikulli, për Peja në Fokus thonë se institucionet dhe mediat në vendin tonë, duhet të kenë rol vendimtar, në mënyrë që përmes edukimit dhe tolerancës, të sensibilizojnë njerëzit, që të mirëkuptojnë dhe pranojnë në mënyrë reciproke rritjen e diversitetit në shoqeri.

|www.pejanefokus.net|