Më 14 shkurt 1944 në Pejë lindi Faruk Begolli, aktori i mirënjohur shqiptar nga Kosova në ish-Jugosllavi dhe mbarë ballkanin.
I biri i kryebashkiakut Sefedin bej Begollit dhe Elmazes së Jashar Pashës.
Studioi në Akademinë e Filmit dhe Teatrit në Beograd dhe diplomoi në vitin 1966.
Begolli luajti në më shumë se 60 filma.
Në fund të viteve 1980, Begolli u kthye nga Beogradi në Kosovë, ku punoi si profesor në Fakultetin e Dramës të Universitetit të Prishtinës.
Në vitet e ’90 ai së bashku me Enver Petrovcin themeluan Teatrin “Dodona” në Prishtinë.
Në këtë Teatër ai angazhonte studentët e tij dhe aktorë të tjerë duke inskenuar shfaqje të ndryshme teatrale.
Teatri “Dodona” u bë Teatri më i njohur në Kosovë gjatë këtyre viteve duke vazhduar deri më tani.
Roli i fundit kryesor i Faruk Begollit ishte në filmin ‘Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna’ (1997) të Ekrem Kryeziut.
Paraqitet për herë të fundit në filmin e shkurtër ’10 Minuta’ (2004) të regjisorit Burim Haliti.
Faruk Begolli ndërroi jetë më 23 gusht 2007, pas një beteje të gjatë me kancerin.
|www.pejanefokus.net|