LIRIDONA HOME EDHE NË PEJË

Liridona Company dhe Liridona Home kanë hapur pikën e tyre të tretë dhe më të renë në qytetin e Pejës, duke sjellur kështu mundësinë e zgjidhjes më të lehtë, gjithnjë sipas shijes dhe kërkesës, për atë që i duhet shtëpisë suaj.

Kjo kompani e cila bazën e saj e ka në Komunën e Istogut me dy pikat e saj, në ditët e para të muajit mars të këtij viti ka sjellur pikën e saj më të re edhe ne Komunën e Pejës, e cila ndodhet në magjistralen Pejë-Mitrovicë, gjegjësisht në Vitomiricë.

Showroom-i më i ri i kompanisë Liridona LB posedon lloj-llojshmëri produktesh mga qeramika, sanitaria e laminati, si dhe po ashtu mobilje për kopshte.

Kështu vet menaxherja e këtij biznesi, Liridona Alushaj duke folur për portalin Peja në Fokus thotë se ky investim është një shtesë e mrekullueshme për ekspozitat ekzistuese të kompanisë, si dhe një destinacion për të gjithë klientët që janë në kërkim të modeleve të shkëlqyera dhe unike.

Kontakti: +383 048 800 435

Vizito:http://www.liridonahome.com