GAZETARËT E PEJA NË FOKUS U ÇERTEFIKUAN PËR “FACT-CHECKING TECH”

Gazetarët e Peja në Fokus për dy ditë rradhazi ishin pjesë e Kampit Teknik me temën “FACT-CHECKING TECH”, që ka të bëjë me kontrollimin e fakteve, i cili u mbajt në Boge të Rugovës, ku më pas edhe u çertefikuan në këtë drejtim.

Ky trajnim, ku ekipi ynë e përfaqësoi Pejën, e që u organizua nga Albanian Cyber Association (ACA), në kuadër të vetin mblodhi rreth 30 gazetarë me prejardhje nga Kosova, Shipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Gazetarët e çertefikuar në kuadër të këtij seminari kanë kompetencën për verefikimin dhe plasimin e fakteve në publik.

Ndryshe, të pranishmit patën mundësinë që nga ekspertët e kontrollimit të fakteve dhe inteligjencës artificiale të përvetësojnë praktikisht mundësitë e për kontrollimin e fakteve, me anë të sistemit “ChatGPT”, dhe novacionet e teknologjisë për të shpejtuar procesin e verifikimit të lajmeve.

Ky projekt është pjesë e Tech Camp në Slloveni.|Peja në Fokus|