Dr.Musa Haxhiu nga Peja dhe familja e doktorëve 

Akademik Musa Haxhiu nga Peja, i cili ishte referencë e literaturës mjekësore buroi nga familja e cila në qytetin e tij të lindjes njihet si “Ibrahim Haxhitë”, ndërsa vet ai ishte emër i njohur i shkencave mjekësore, e që nga vitit 1990 jetoi dhe veproi në Ohajo të SHBA-ve, por pa u ndarë asnjëherë nga vendlindja e tij, ndërsa trasues të rrugës së tij sot numërohen mbesa e nipër që e kanë frymëzim udhëzimi.

Në disa shkëputje të vogla me kontributin tonë modest përballë të veprimtarisë së tij të gjerë, në kuadër të këtij artikulli kemi menduar që të sjellim disa fakte rreth këtij personaliteti, sikurse janë:

-Më 1963 diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd ku edhe specializoi, për të kryer më pas edhe studimet pasdiplomike atje, ndërkohë ai punoi edhe në Spitalin e Mushkërive.

-Më 1973-75 emrohet Dekan i Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë;

-Është eksperti më i cituar në literaturën shkencore në lëmin mjekësor, me përmasa botërore, jo vetëm në mesin e shqiptarëve por edhe atyre evropian.

-Ai ishte autor i më shumë se 400 punimeve, kumtesave dhe ligjërimeve shkencore në të gjitha revistat me renome botërore.

-Për të shkuar tutje, në kuadër të këtij artikulli duhet të përmendim edhe mbesat e akademikut në fjalë nga Peja, që në drejtimet e tyre të ndara në lëmin mjekësor, po e trasojnë devotshëm rrugën e tij, sikurse janë:

-Dr. Arita Haxhiu – Endokrinologe;

-Dr. Arta Haxhiu – Endokrinologe;

-Dr. Teuta Haxhiu – Psikiater e fëmijëve;

-Dr. Jehona Haxhiu – Neonatologe;

Por krahas këtyre emrave të femrave të sukseshme që burojnë nga kjo familje pejane, gjeneratat e reja që kanë gjenezën nga ky trung familjar i doktorëve nuk kanë të ndalur, kjo pasiqë njëri nga stërnipërit e Dr.Musaut, Robert Hashani është stomatologu më i ri i cili ka nisur punën e tij në mjeksi.|Peja në Fokus