Hoxhë Nexhmedin Hoxha nga Peja, i lindur më 12.04.1952, nga viti 1982 e deri në 2017 imam në xhaminë e “Kushunlisë” në rrugën “Ramiz Sadiku” në këtë qytet.
-Ishte kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Pejë për pesë mandate nga 4 vite, që nga viti 1991 deri më 2011, kur edhe u pensionua si dhe antar i kryesisë së Bashkësisë Islame në Kosovë, për dy mandate.
-Për të vazhduar tutje edhe si antar i Keshillit të Bashkësisë Islame në Pejë për gjashtë mandate.
-Kontributdhënës edhe në revisten islame “Dituria”.
-Veprimraria e tij nuk mungoi as në Diasporë, si ligjerues nëpër vende të ndryshme.
-Pa e harruar asnjëherë edhe misionin e tij si imam në fshatin Uçë të Istogut, komunë kjo në të cilën ishte po ashtu edhe kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame për tetë vite.
-Pas gjithë kësaj veprimtarie, mbi 45 vite në detyren e imamit, ai sot gëzon pensionin i qetë, por edhe aktiv në shumë aktivitete që organizohen në vend.|Pejanefokus