Dr.RAIFI – NGA FAMILJA ELITARE E DOKTORËVE NGA PEJA 

Raif Çavolli është doktori – Kirurg Kardiovaskular, antari i familjes së njohur të doktorëve Çavolli nga Peja, respektivisht i biri i Primarius Dr.Ymer R. Çavolli – Oftamolog vëllai i doktoreshave Pranvera Çavolli Kryeziu – Oftamologe dhe Suzana Çavollit – Radiologe.

Sa i përket personalitetit të tij prej doktori si dhe kualifikimit Dr. Raif Çavolli, MD, Phdc – Ka përfunduar Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1999 në Anadolu University (tani Osmangazi Universitesi) – Eskishehir. Në vitin 2005 përfundoi Specializimin e Kirurgjisë Kardiovaskulare në Ankara University – Medical School (Heart Center).

Në vitin 2003 udhëtoi në Zvicer – Zurich ku pranë kardiokirurgut me renome botërore Prof. Dr. Marko Turina morri pjesë aktive.

Më 2005 – 2008 vazhdoi të punojë në njërin nga spitalet më prestigjioze të Turqisë – Umut Heart Center.

Në vitin 2008 arriti të marr titullin Yrd. Docent e cila është e barasvlefshme me Assitant Profesor. Nga 2008 -2011 ishte aktiv pranë Spitalit Amerikan – Tiranë, ku edhe arriti të realizojë edhe operimet më komplekse të pa realizuara më parë në trojet shqipëtare. Gjatë viteve 2011-2014 punoi në sektorin privat në Prishtinë.

 

Duke e parë nevojën e madhe të pacientëve për ndërhyrje kardiokirurgjike më 2015 themeloi Klinikën Kardiokirurgjike në QKUK, ku nën drejtimin e tij, arritën suksese të mëdha si në shumëllojshmëri të operimeve por edhe me rezultate të krahasueshme me qendrat botërore.

 

Nga viti 2019 punon dhe udhëheqë Klinikën Kardiovaskulare pranë Spitalit Amerikan – Prishtinë.

 

Është anetarë aktiv i Shoqatës Evropiane të Kirurgëve Kardiovaskularë dhe Torakal (EASCTS).

 

Ka realizuar me mijëra operime kardiake dhe vaskulare rezultatet e të cilave janë dëshmuar dhe prezantuar në kongrese si kombëtare poashtu edhe ndërkombëtare.

 

Pjesëmarrës në shumë aktivitete shkencore, kongrese të shumta ndërkombetare si në Turqi, Itali, Dubrovnik / Croatia etj.

Dr. Raif Çavolli ka realizuar edhe shumë publikime të ndryshme ku disa prej tyre janë:

 

1. Durdu S, Akar AR, Cavolli R, Eren NT, Çorapçıoğlu T, Uçanok K, Ozyurda U. Alternative approaches in the end-stage heart failure. Anadolu Kardiyoloji Derg. 2003;3:252-260

2. Şırlak M, Çavolli R, Eryılmaz S, Yazıcıoğlu L, Kızıltepe U, Akar R, Taşöz R, Eren NT, Aral A, Ozyurda U. Sorin Kalp Kapak Prostezlerin Değerlendirilmesi. MN Kardiyoloji 10/4-2003:287-294

3. Kızıltepe U, Eyileten ZB, Çavolli R, Koloğlu M, Uysalel A, Akalın H. Trunkus arteriyosus onarımı sonrası beklenmeyen bir mortalite nedeni: Nekrotizan enterokolit. Türkiye Klinikleri-kalp damar Cerrahisi. ¾-2003

4. Aslan A, Cavolli R, Oguz M, Celasin H. Combined Mitral Valve Replacement and Total Thyroidectomy. A Case Report. Türk Göğüs Kalp Damar Cerrahisi Dergisi(ne botim). |Pejanefokus.net