Diellza Kukaj, aktualisht kandidate për doktor shkence në Ekonomi, në maj 2022, si përfaqësuese e degës së Pejës u zgjodh Kryetare e Aleancës së Gruas së Kosovës (AGK), në subjektin politik të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Kukaj, e lindur në Pejë, shkollimin fillor e përfundoi në gjimnazin ‘‘Bedri Pejani‘‘ në drejtimin Matematikë dhe Informatikë në Pejë, Ciklin e parë dhe të dytë të studimeve e ka përfunduar në universitetin ‘‘Haxhi Zeka‘‘ në Pejë në drejtimin Kontabilitet dhe Financë, përgjatë kësaj periudhe ka qenë përfituese e rregullt e bursave universitare, si dhe gjatë studimeve bachelor dhe master është angazhuar aktivisht në organizatën studentore të zgjedhur gjatë asaj kohe e njohur si Parlamenti Studentor pranë këtij universiteti.
Kandidatja për doktor shkence në Fakultetin e Biznesit dhe Ekonomisë në Universitetin e Evropes Juglinore në Maqedoninë e Veriut, Diellza Kukaj gjatë kohës së studimeve të ciklit të tretë ka përfunduar një vit të sukseshëm hulumtures në universitetin ‘‘Karl-Franzens-Universitat‘‘ në Graz të Austrisë për studimin e gjendjes ekonomike të shkaktuar nga Pandemia Covid-19.
Që nga viti 2018 ajo ka filluar të ushtroj profesionin e ligjërueses së jashtme në disa nga universitetet publike në Kosovë si: Universiteti ‘‘Ukshin Hoti‘‘ në Prizren, Universiteti ‘‘Haxhi Zeka‘‘ në Pejë, dhe Universiteti ‘‘Kadri Zeka‘‘ në Gjilan, ndërsa aktualisht ligjëron në disa nga universitet private në Republikën e Kosovës.
Fokusi kërkimor i saj është studimi i treguesve makroeonomik dhe roli i tyre në zhvillimin ekonomik të vendeve të Evropes, me theks të veçantë vendet tranzitore dhe ato në Ballkanin Perëndimor.
Ndër hulumtimet fillestare të Kukajt fokusi ka qenë në analizimin e faktorëve të papunësisë nëpër shtetet e Ballkanit Perëndimor, fushë kjo e cila akoma synon të kontribuoj.
Për më tepër, në vitin 2019 ajo ka shërbyer si Këshilltare Politike për Financa në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në Republikën e Kosovës si dhe zëdhënëse e e kësaj ministrie.
Ndryshe, në zgjedhjet e fundit nacionale Diellza ka qenë kandidatja grua më e votuar në qytetin e Pejës, përderisa sot vazhdon të jetë aktive në jetën politike, duke qenë në pozitën e kryetares në AGK-në e AAK-së.
Fokusi i saj mbetet fuqizimi i rinisë dhe gruas, me besimin se kjo është mënyra e vetme për ta fuqizuar shtetin.
Peja në Fokus