Nga viti 2007 e deri në 2013, për dy mandate rradhazi Aleanca për Ardhmërinë e Kosvës(AAK) ka qeverisur me Komunën e Pejës, gjegjësisht 5 vite e 8 muaj, deri në 2013, atëherë kur në balotazh qeverisja iu besua Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), me kandidatin fitues Gazmend Muhaxheri, i cili aktualisht ndodhet në mandatin e tretë të qeverisjes në këtë komunë.
Foto ilustrim
Gjatë një takimi të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe atij të degës së Pejës, Ali Berisha me qytetarët, gazetarët e Peja në Fokus, për këta dy të fundit parashtruan pyetjen, se:
A është bërë ndonjë analizë, për të mësuar arsyen se, pse AAK-ja në Pejë nuk është parë si alternativë për tre mandate rradhazi për qytetarët ?
Ramush Haradinaj – Kryetar i AAK-së
“Shiqoni, ne i kemi pasur disa ngecje këtu në Pejë, mirëpo të ju them të drejtën unë ende marr falënderime për kohën e qeverisjes së Aelancës në Pejë, sepse më thonë njerëzit se është kryer kjo e ajo punë. Megjithatë, përgjigjjen është mirë tua jepin kolegët e mi, Aliu e të tjerët. – Por besoj shumë se, sikurse në Pejë ashtu edhe në të gjithë vendin, shkolla qeverisëse e Aleancës është mjaftë e dobishme për qytetarët”- thotë Haradinaj, duke shtuar se: ”Për shembull nëse e merrni Suharekën, shkoni e pyesni qytetarët, merreni Klinën, vlerësimin e tyre për punën, apo Deçanin edhe Rahovecin, Gjakova për shembull, ndonëse ka ngecje ne buxhetin nacional, atje është një qeverisje mjaftë e përgjegjshme, andaj unë besoj se edhe Pejës me iu kthy qeverisja e Aelancës është në të mirën e qytetarëve” përgjigjet Haradinaj për Peja në Fokus.
Ali Berisha – Kryetar i AAK-së në Pejë
“Ne mund të konkludojmë se janë bërë analiza të shumta dhe gjatë qeverisjes së Aleancës në Pejë ka pasur shumë projekte të cilat nuk kanë mundur të kryhen mandej. Do të thotë shumë projekte që kanë mbetur si shenjë e qeverisjes së Aleancës”- shprehet Berisha, duke shtuar se: ”Normalisht se në qeverisje ka edhe gabime. Ne tani, gjatë këtyre periudhave të tri mandateve, po, nuk kemi bërë një reformim të madh të partisë, nuk iu kemi qëndruar afër shumë qytetarëve, por ngadal Aleanca në Pejë po kthehet, do të kthehet duke e pasur bashkëpunimin e gjërë, sidomos të qytetarëve të Komunës së Pejës, të gjitha trevave që i ka kjo komunë, duke i kthy aktivistët që kanë qenë shumë aktiv më herët, duke e reformuar Aleancën e të rinjëve, si dhe shumë procese të tjera dhe besoj që e ardhmja në Komunën e Pejës prap do të jetë e Alancës”- përgjigjet Berisha për Peja në Fokus.
Ndryshe, në tri palë zgjedhjet e fundit lokale që janë mbajtur në Kosovë, AAK-ja në Pejë kishte garuar me Ali Berishë, Fatmir Gashin dhe Rustem Berishën, ndaj të cilëve kishte fitues kishte dalur kryetari aktual, Gazmend Muhaxheri, madje në dy palë zgjedhjet e fundit pa balotazh./Pejanefokus.net