Sot, më 28 korrik shënohet Dita Botërore e Hepatitit, sëmundje kjo e cila njihet edhe si “vrasësi i heshtur”, e që lidhur me temën, për Peja në Fokus kanë folur edhe mjek nga Peja.
Si informacion, Hepatiti është një sëmundje e gjakut që ka për qëllim “sulmin” e organit të mëlçisë, ndërsa për procesin dhe detajet për Peja në Fokus, nga Transfuzioni i Gjakut flet Doktoreshë Mehrije Mala nga Spitali i Përgjithshëm Pejë.
“Tek ne çdo dhurues i gjakut testohet në katër sëmundje transmisive, e që janë Hepatiti B, Hepatiti C, Sifilisi dhe Aids. Testimet kryhen në Prishtinë, në Qendrën Kombëtare për Transfuzionin e Gjakut, mandej i marrim rezultatet në mënyrë elektronike. – Nëse ndonjë mostër ka rezultuar pozitive apo e dyshimtë, e thërrasim dhuruesin dhe e ritestojmë. – Nëse prap rezulton pozitiv atëherë eliminohet përjetësisht nga dhurimi i gjakut. – Por, të rrezikuar janë kudo njerëzit për t’u infektuar, qoftë më ndonjë lëndim, përmes tatove, qoftë tek stomatologu, gjinekologu, nëse punohet me kushte jo sterile. – Mandej Hepatiti B mund të përcjellet nga nëna tek fëmiu, nëse nëna ka qenë e infektuar, që nënkupton mënyrën vertikale, por nuk duhet harruar si shkaktar edhe ndërrimin e shpesht të partnerëve etj”- thotë Dr.Mala për Peja në Fokus.
Kurse mesazh për pacientët me Hepatit, na ka edhe Doktoreshë Adnora Nurboja, nga IKSHP-ja e Pejës.
“Në vitin 2023 i kemi pas të raportuara në nivel rajoni të Pejës si vijon: Me Hepatit A – 1 rast, me Hepatit B- 5 raste, Hepatit C – 1 rast, ndërsa në 6 mujorin e parë të vitit 2024 u raportua vetëm 1 rast me Hepatit B, kurse 0 raste me A dhe C”- thotë thotë Dr.Nurboja, duke shtuar se:”Nga Qendra për Transfuzionin e Gjakut pranë Spitalit të Përgjithshëm në Pejë e bëjnë testimin e gjakut dhe më pas na raportojnë të dhënat. Mesazhi ynë është testimi dhe trajtimi me kohë shpëton jetë”./Pejanefokus