Kam punuar si kamarier për njëmbëdhjetë vjet. Dhe mes shumë gjërash, kam mësuar edhe që bota ndahet në dy kategori: ata që i japin pjatën kamarierit dhe ata që nuk ia japin pjatën kamarierit pasi mbarojnë së ngrëni.
-Të parët, janë ata që të shohin, që e kuptojnë se je aty, po bën punën tënde, po lodhesh e pasi mbarojnë së ngrëni u duket krejt e natyrshme të ngrenë pjatat bosh e të të ndihmojnë t’i largosh nga tryeza, pa qenë nevoja që të përkulesh çdo herë që duhet t’i mbledhësh, duke rrezikuar të të bjerë tabakaja që ke në dorën tjetër.
-Zakonisht të thonë madje edhe faleminderit, sikur të mos ishin ata që po të bëjnë nder, më vinte t’i përqafoja.
-Një gjest i thjeshtë që s’kushton asgjë, por që do të thotë shumë.
-Më kanë pëlqyer gjithmonë këta lloj njerëzish, sepse janë thuajse gjithmonë njerëz të thjeshtë, të sjellshëm, që e dinë se ti si njeri ke dinjitetin tënd, nuk je shërbyes, por punonjës.
-E dinë se sa me fat janë që ata ndodhen të ulur aty, ndërsa ti në këmbë duke punuar e lodhur, që ata të mund të jene të kënaqur.
-E them këtë, sepse në jetë, më ka ndodhur të gjendem në një tryezë me shumë njerëz: shkrimtarë, politikanë, personazhe publikë, të TV, dhe pjesa më e madhe e tyre, megjithë pushtetin, rëndësinë, simpatinë e tyre shpesh ishin njerëz që nuk e ngrinin pjatën nga tryeza e t’ia jepnin kamarierit.
-Madje disa syresh i trajtonin keq dhe me përbuzje. Dje, pikërisht dje, isha në një tryezë me Clara Sanchez. Nuk e di nëse e njihni, por është një shkrimtare që ka shitur me miliona kopje të librave të saj në botë.
-Një femër që ka plot arsye për t’u ndier e realizuar në jetë.
-Për t’u ndier e rëndësishme. Pasi mbaroi së ngrëni, e ngriti pjatën dhe ia dha kamarierit. Sado e mirënjohur, e pasur, e realizuar, veten, sjelljen, edukatën e tregon me veprime të thjeshta, edhe kur thjesht i jep pjatën një kamarieri pasi mbaron së ngrëni.
(Enrico Galiano)