‘Dita e Rinisë’ – Çfarë nënkupton ajo ?

Dita Ndërkombëtare e Rinisë, apo International Youth Day – IYD është një ditë ndërkombëtare e ndërgjegjësimit e përcaktuar nga Kombet e Bashkuara.

Qëllimi i kësaj dite është të tërheq vëmendjen për një grup të caktuar çështjesh kulturore dhe ligjore që preokupojnë rininë. Dita Ndërkombëtare e Rinisë për herë të parë u shënua më 12 gusht të vitit 2000.

Dita Ndërkombëtare e Rinisë shënohet çdo vit më 12 gusht. Ajo është menduar si një mundësi për qeveritë dhe të tjerët që të tërheqin vëmendjen për çështjet e të rinjve në të gjithë botën.

Gjatë kësaj dite organizohen koncerte, punëtori, ngjarje kulturore dhe takime që përfshijnë zyrtarë të pushtetit ndërkombëtar dhe vendor si dhe organizimet rinore të cilat zhvillohen në të gjithë botën./pejanefokus.net