Peja me ditë të veçantë për tolerancën fetare

Nga shtatori i vitit 2017, Komuna e Pejës ka një datë zyrtare për të promovuar tolerancën fetare, e cila mëton që në çdo vit të më 21 shtator të ketë aktivitete simbolike, për të kremtuar këtë ditë.

Dita Ndërkombëtare e Paqes, 21 shtatori, është përzgjedhur nga prijësit e besimeve fetare në Pejë si ditë shënimi që përmes vlerave njerëzore dhe fetare të mbillet në shpirtin e njerëzve paqja, toleranca dhe respekti mes qytetarëve të kësaj komune, pavarësisht religjionit që e praktikojnë.

Kjo date, 21 shtatori – si Ditë e Tolerancës Fetare është aprovuar në një nga seancat e Kuvendit Komunal të Pejës, në vitin 2017, si propozim për shpalljen e kësaj date si ditë zyrtare në Komunën e Pejës, pas takimit mes prijësve të besimeve fetare në Pejë, atij mysliman, katolik, protestant dhe bektashi/pejanefokus.net