Lira, shkenctarja e ardhshme nga Peja në botë

Njëzet vjeçarja Lira Zajmi nga Peja e Kosovës e cila ka përfunduar shkollën e mesme ndërkombëtare në UWC Adriatic në Itali dhe tani është në vitin e tretë në Kolegjin Lake Forest në SHBA, ku po studion dy dege njëkohësisht, neuroshkencë dhe biokimi biologji molekulare.

Këtë verë, Zajmi ka punuar pranë Dr. Robert Marr në Departamentin e Neuroshkencave në Universitetin e Shkencave Mjekësore Rosalind Franklin.

“Një aspekt që ka qenë thelbësor në përvojën time të kërkimit shkencor është natyra bashkëpunuese e komunitetit shkencor në RFUMS”- thotë ajo.

Përpjekja e saj e përbashkët forcon një mjedis ku idetë shpërndahen hapur dhe ka qenë më efikase në laborator.

“Po punoj për të adresuar probleme komplekse dhe për të bërë përparime të mëdha”, tregon studentja Lira, nga Peja.

Lira Zajmi po kryen një kërkim shkencor të avancuar në zhvillimin e qasjeve terapeutike të gjeneve për sëmundjen e Alzheimerit, që synojnë në inxhinierinë e sekretuar të qelizave penetruese, target të trurit, inhibitorë të NLRP3-inflammasome për përdorim te modelet e minjve për amyloidozën.

“Në mendimin tim, shkenca ka fuqinë të transformojë jetët dhe të avancojë shoqërinë. Dua të bëj një ndryshim në jetën e njerëzve duke punuar në projekte shkencore të vlefshme që ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve në botën reale, si sëmundja e Alzheimerit”, ka shtuar Zajmi