Banka që është “Gjithmonë këtu” 

Në lëmin e bankar të Kosovës funksionon edhe Banka Kombëtare Tregtare (BKT), e cila krahas të gjitha vendeve, me selinë e saj shërben edhe në Komunën e Pejës.

Në drejtim të qendrës së qytetit, në anën e majt të rrugës kryesore “Mbretëresha Teutë” në Pejë ndodhet objekti i bankës në fjalë.

Me t’u ofruar objektit, personi kujdestar kujdeset që dera e saj të hapet, si për klientët ekzistues, që janë individët si dhe bizneset, e që janë të shumtë në numër, e po ashtu edhe për ata klient të rinjë, që tashmë nuk janë të paktë, e po vendosin për të operojnë me BKT-në edhe në Pejë.

Me të hyrë brenda saj, sheh fytyra të buzqeshura, që mirëpresin klientët, me zotimin “Jemi gjithmonë këtu!”, ndërsa kryhen me profesionalizëm, shpejtësi e korrektësi shërbimet ndaj klientëve, të cilët po ashtu duke buzëqeshur dalin nga objekti.

Ekipi i profesionistëve të BKT-së në Pejë, siç janë: Arber Kastrati, Albana Begolli, Edona Vokshi, Labinor Syla, Ylber Nurboja, Hana Muhaxheri ,Elvira Rexhbogaj, Besim Mujaj, Drilon Shala, Egzontina Kuçi Fetaj, Jeton Gashi, Rrezarta Dautaj, Rita Gashi, Arberita Berisha e Drenusha Blakaj, në emër të kësaj banke kujdesen që produktet e veçanta, siç janë ato për financim, e po ashtu edhe për kursime, të kryhen me besnikëri për klientët./Pejanefokus.net