Saraçët janë zejtarët që merret me punimin e sendeve prej lëkure e meshini si rripa, takëme kuajsh, këllëfë, lëkurëpunues etj.
Në çarshinë e Pejës janë shquar disa zejtarë të kësaj zeje, e prej tyre edhe familja Turjaka.
Fotografia që ka siguruar Peja në Fokus e realizuar para afër 40 viteve paraqet lokacionin në Çarshinë e Gjatë të Pejës, ngjitur me xhaminë e kësaj çarshie.
Në foto janë:
1.Beqir Turjaka – Saraç (Vdiq ne 2008)
2.Minir Turjaka – I biri i saraçit (në pension)
3.Besim Turjaka – I biri i saraçit,
4.Veton Turjaka – Nipi i saraçit.
Dyqani në foto ndodhet ende në lokacionin e njejt, me disa ndryshime./pejanefokus.net
#pejanefokus #saraçetepejes #peje #sot