Në moshën 67 vjeçare të premtën e 10 nëntorit 2023, pas një sëmundje të shkurtër ka ndërruar jetë Ali Nela, figura ikonike e Pejës.
Natyrisht se lajmin për vdekjen e tij e dha e para Peja në Fokus, i cili me trishtim u prit nga qytetarët.
Për breza të tërë pejanësh, Ali Nela dhe emri i tij, ka personifikuar njeriun mikpritës të kafenesë së improvizuar tek lokacioni ‘Sharra’ në masivin malor pranë Patrikanës së Pejës.
Në kushte modeste, shpesh herë edhe jo të kapërcyeshme Ali Nela ishte njeriu me zemër të madhe e shumë bujare, i cili hijeshonte bukuritë natyrore të asaj pjesë të Pejës, duke qenë njohës e mirë i natyrës dhe mundësive që ofron Peja.
Nëse ajo pjesë e qytetit të Pejës, njihej me emërtime të ndryshme, si tek ‘Sharra’, tek ‘Bazeni’, tek ‘Shpella e Demajve’, padyshim dhe fort natyrshëm aty shkrihet edhe emri i Ali Nelës.
Ali Nela ofroj shumë dashuri, punë e respekt për të gjithë ata që frekuentuan pjesët malore të Pejës.
Me ndërtimin e Shtegut të Shëndetit nga viti 2010, në atë pjesë malore, normalisht se edhe emrin i Ali Nelës u aktualizua edhe për turzmin e huaj.
Lajmin për vdekjen e tij, e ka bërë të ditur familja Nela, e cila poashtu ka informuar për ceremoninë mortore që u zhvillua të shtunën e 11 nëntorit në ora 14:00 në varrezat e qytetit në Pejë.
Për vdekjen e tij, kanë reaguar me pikëllim edhe shumë qytetarë të Pejës, duke shfaqur postime dhe fotografi me të ndjerin në rrjetet sociale/pejanefokus.net