VARREZAT ME BETON NË PEJË – “PRAKTIKË E TRASHËGUAR”

Kështu është shprehur kryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame në Pejë(KBI), hoxhë Enes Goga, i cili duke folur rreth ndërtimit të varrezave me beton, ka bërë të ditur se kjo gjë, së bashku me ndërtimet që ndodhin mbi varre, sikurse dhe shpenzimet për to, sipas dispozitave fetare Islame janë të papranueshme, mirëpo sipas tij, për sa i përket Pejës një gjë të tillë praktikë e trashëguar.

“Nëse nuk gaboj nga viti 2005 ka filluar një praktikë e tillë dhe dua të ju them sincerisht se ajo ka tipik karakter komercial. Është çëshjte biznesi, është çështje komerciale, që kompanitë private e kanë praktiku në atë kohë dhe një farë forme kanë arrit me sandardizu”  – është shprehur kryeimami Goga, në emisionin “Në Qendër” të “Radio 1”, duke shtuar se me varrezate qytetit në Pejë, KBI-ja menaxhon që nga viti 2020 dhe nga ajo kohë, institucioni që hoxha e përfaqson e ka trashëguar një një standard të tillë.

Sipas kryeimamit Goga, mbi 50 përqind e qytetarëve për familjarët e tyre të vdekur praktikojnë varrezat me beton, ndërsa tregon se kanë parashtruar kërkesë tek Komuna e Pejës si dhe kryetari Muhaxheri që të gjenden forma ligjore, që për shkaqe ekologjike kjo praktikë të ndalohet, mirëpo ka qenë e pamundur.

Çmimi i një varri të rëndomt në Komunën e Pejës kushton 130 euro, 60 euro prej të cilave faturohen si taksë komunale, e me 70 eurot e tjera paguhen puntorët e varrezave, ndërsa nga ana tjetër çmimi i një varri me beton kushton 450 euro, 60 euro prej të cilave i takojnë komunës si taksë, ndërsa pjesa tjetër janë shpenzimet me të cilat mbulohet ndërtimi i atij varri.

Goga gjithashtu ka bërë të ditur se në Pejë deri më tani veprojnë së paku 12 kompani që mirren me hapjen dhe ndërtimin e varrezave, e që sipas tij ka nga ato që vinë edhe nga komunat e tjera për rreth.

Sipas kryeimamit Goga, personeli i shërbimeve mortore çdo herë porosit familjarët e të vdekurve që kufomat të varrosen në varreza pa forma të betonit arkivole të thjeshta, sikurse edhe ai vet e ka bërë një apel të tillë gjatë këtij emisioni./pejanefokus.net