“Black Friday”, e përkthyer si “e premtja e zezë”, po shquhet si një ndër ngjarjet më të mëdha botërore në rrafshin ekonomik e tregtar.
Në të premten e fundit të muajit nëntor, bizneset, respektivisht dyqanet, mbushen me mallra, e çmimet i ulin për blerje masive. E konsumatorët “bllokojnë” dyqanet për t’i blerë produktet ushqimore, kozmetike, e veshjet me çmime sa më të lira.
Por çka në të vërtetë është “Black Friday”?
Ajo shënohet menjëherë pas Falënderimeve amerikane, por që nuk lidhet domosdoshmërisht me të. Më 24 shtator të 1869-s, dy persona të pasur në SHBA, Jay Gould dhe Jim Fisk, u vunë në lëvizje ta blinin tërë arin e vendit, me qëllim që ta shisnin më pas me çmim të dyfishuar.
Të premten e atij shtatori, komploti u zbulua e çmimet e treguan pësuan “rënie të lirë”, duke bërë kështu rrëmujë e falimentim në tërë vendin, nga pasanikët e Wall Street-it deri te fermerët.
“Black Friday” ndërlidhet edhe me Ditën e Falënderimeve, ku bizneset një ditë më parë kishin liruar çmimet për hir të festës, ditën tjetër fitimet i kishin më të vogla se zakonisht.
Në vitin 1961, ka pasur tentim që nga Black Friday të shndërrohej në “Big Friday” apo “e premtja e madhe”, për ta hequr konotacionin negativ. Termi nuk mori dhenë dhe nuk pati sukses dhe që atehërë ka mbetur siç është tani./pejanefokus.net