MJESHTRI PEJAN DHE SIMBOLIKA KOMBËTARE E EMRIT “BAKOM” 

I lindur më 1957 në Pejë, Emin Shala zanatin e zdrukthtarisë e filloi qysh në moshën 13 vjeçare, me mësimet nga Ahmet Berberi, me të cilin punoi 5 vite, për të vazhduar më pas sot e kësaj dite punën në puntorinë e tij, të quajtur “BAKOM”, në rrugën “Ramiz Sadiku”

Shala, njëherit ka dhënë kontributin e tij prej mjeshtri edhe në repartin e shasive të kamionëve në fabriken “Zastava” në Pejë.

Ajo që e bën të veçantë historinë e veprimtarisë së tij është kauza kombëtare e mishëruar tek emri i veçantë i puntorisë, përmbajtja e të cilit është akronimi “Bashkimi Kombëtar”(BAKOM).

HISTORIA E EMRIT “BAKOM”

Në kohën kur mjeshtri Shala kishte bërë aplikimin e regjisrimit të firmës së tij, ishte pyetur nga pushteti i atëhershëm për kuptimin e emrit të saj, e ai u kishte thënë se është një lloj ngjyre, duke i bindur ata, mirëpo në realitet ai kishte për qëllim për ngjyrat kur e zi, që ishin simbol i Bashkimit Kombëtar, të ndaluara në atë kohë./pejanefokus.net