Në emailin e Redaksisë së portalit Peja në Fokus ka arritur një kërkesë nga zyratrët e Klubit të Basketbollit “PGE Spójnia Stargard”, nga Polonia, me të cilin Klubi i Basketbollit “Peja” është ndeshur në muajin tetor 2023, në kuadër të “FIBA Europe Cup”, – e që me anë të së cilës kërkohet që përmes platformës së portalit tonë të shprehet një falënderim publik për tifozët pejanë.
Në kuadër të këtij artikulli, vlenë të theksohet se “rruga” deri tek kontakti i zyrtarëve të klubit polonez me Redaksinë e Peja në Fokus ishte emaili i parë që erdhi nga Kacper Narodzonek nga klubi “PGE Spójnia Stargard” në të cilin thuhet me sa vijon:
“Të dashur Peja ne Fokus,
Unë po e shkruaj këtë në emër të PGE Spójnia Stargard.
Ne kemi luajtur me KB Peja në FIBA Europe Cup dhe deshëm të bënim një falenderim të madh për tifozët.
Unë kam biseduar me klubin dhe ata ju kanë rekomanduar të ju kontaktojmë, po ashtu ne kemi bërë hulumtimin tonë dhe Peja në Fokus duket si media më e madhe në rajon.
Ne nuk kërkojmë shumë, vetëm dy paragrafë të shkurtër, në të cilët duam të falënderojmë fansat e KB Peja dhe të i ftojmë në qytetin tonë.
Tekstin e kam përgatitur në shqip, mund të hedhim edhe nja dy foto për ta shoqëruar, që të mos duket e zbehtë në faqe.
Unë do ta vlerësoja shumë nëse i përgjigjeni këtij e-mail, edhe nëse është një vendim jo i duhur për ta publikuar, nëse është e mundur ta publikoni atë, unë do t’ju dërgoj të gjitha gjërat e nevojshme që mund t’ju nevojiten.
Me përshëndetjet më të mira,
Kacper Narodzonek, PGE Spójnia Stargard”- thuhet në kërkesën e zyrtarit të klubit
Ndërsa në emailin tjetër pasues me përmbajtje falënderimi dedikuar tifozëve pejan, thuhet:
“Të nderuar KB Peja,
Duam të ju falënderojmë që e ndatë këtë eksperiencë në FIBA Europe Cup së bashku me ne. Ky sezon ishte rikthim për ne në palestrat Europiane pas 20 viteve. Duam të ju falënderojmë për mirëpritjen e ngrohtë në Kosovë – e poashtu për vizitën te ne, në Stargard.
Duke luajtur kundër nesh këtë sezon, ju jeni bërë pjesë e historisë tonë. Shpresojmë që do na kujtoni mirë – jo vetëm për ndeshjen, por edhe për qytetin tonë, monumentet dhe atmosferën unike.
Stargardi do jetë gjithmonë i hapur për ju dhe mund të llogaritni në një mirëpritje të ngrohtë nëse vini për ndeshjet tona, ose nëse doni të vizitoni miqt e vjetër.
Ju urojmë fatin më të mirë në këtë sezon dhe sezonet pasardhëse,
PGE Spojnia Stargard.”/pejanefokus.net