Komuna Pejë ka njoftuar se kryetari i saj, Gazmend Muhaxheri ka pritur dhe pranuar disa qytetarë me kërkesa nga më të ndryshmet.
Në mesin e kërkesave të cilat i janë parashtruar Muhaxherit janë: sigurimi i vendbanimit, kërkesë për subvencione, ndihmë për trajtimin e problemeve shëndetësore, përkrahje financiare.
Në mesin e kërjesave kanë qenë edhe rregullimi i rrugëve.
Kërkesat për punësim nuk mungojnë asnjëherë.
Por, sipas njoftimit publik nuk mungojnë as kërkesat nga prindërit për përkrahje në shkollimin e fëmijëve të tyre.
Në komunikimin që Peja në Fokus ka pasur me zëdhenësin e Zyrës së kryetarit të Pejës, Faik Zekaj, ai ka thënë se qytetarët takojnë Gazmend Muhaxherin sipas termineve të caktuara paraprakisht, përmes sekretares së kësaj zyreje, Lirije Gjakova. /Pejanefokus.net