‘Peja në Fokus’ si storje suksesi në emisionin ‘Libero’

Gazetari dhe themeluesi i ‘Agjencionit Peja në Fokus’, Valdrin Daci ishte në mesin e të ftuarve të episodit të parë në emisionin ‘LIBERO’, me gazetarin e njohur Resul Sinanin, i cili transmetohet në televizionin ‘ATV Live’.

Emisioni u transmetua më 5 mars 2024, ndërsa në kuadër të tij, gazetari Daci përfaqësoi platformen online ‘Peja në Fokus’, punën e saj dhe ekipin përkatës.

Krahas të tjerave, Daci ka folur edhe për jetën e tij, punën dhe karrierën, si dhe në vecanti sfidat me të cilat përballet, si një gazetar lokal në territoin e Pejës.

Ndryshe, Televizioni ‘ATV Live’ është medium i njohur tashmë jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë saj, e që në kuadër të vetin posedon figura të njohura të skenes televizive.

Ndërsa, emisioni ‘LIBERO’ me gazetarin Resul Sinanin,  si projekt  në kuadër të këtij televizioni trajton tema të ndryshme, duke përfshirë figura edhe ndërmarrës si dhe historitë e suksesi të tyre në jetë, punë e karrierë, sikurse është rasti edhe i platformës ‘Peja në Fokus’.

Këtu mund të gjeni linkun e emisionit që u transmetua më 5 janar 2024

https://www.youtube.com/watch?v=dzrX0PO0LRc&t=423s