Rugovasi Muriqi, ndër dëshmorët e parë në Pejë

Qerim Muriqi nga Rugova, me banim në Pejë, që shquhej si një burrë i mirë e i njohur për vlera morale e patriotike ndërroi jetë më 1998.

(Pamje nga ceremonia e varrimit të dëshmorit Qerim Muriqi)

Por si ndodhi që erdhi deri tek vrasja tinzare e tij ?

Sipas rrëfimeve të dëshmitarëve dhe familjarëve të tij, gjithçka nisi në orët e para të datës 18 mars 1998, në një ditë të vranët kur qyteti i Pejës u karakterizua me protestën për Liri nga okupatori serb, e cila pati përfundim të keq, me vrasjen e njërit prej organizatorëve të saj, siç është Qerim Muriqi nga Koshutani i Rugovës.

Muriqi u vra tinëzisht nga një snaiper, në lokacionin pranë stacionit të trenit në Pejë, aty ku edhe sot ndodhet lapidari i dëshmorit.

Dyshohet se plumbi erdhi nga ndonjë serb, nga ndërtesat që ndodheshin matanë binarëve të trenit, afër rrugës – por ende mbetet e pa konfirmuar.

(Në foto: Qerim Muriqi)

Nga ana tjetër, me babain e tyre, së bashku me nënën e motrat edhe djemt e tij, Islami dhe Iliri, të cilët duke folur për Peja në Fokus nga gurbeti, thonë se ajo ngjarje do të ngelet përherë thellë e ngulitur në mendjet dhe zemrat e tyre./Pejanefokus.net