‘Epopeja e Dukagjinit’ – ja pse quhet kështu

Më 26 mars të çdo viti përkujtohet zhvillimi i betejës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan, që ndryshe njihet ‘Epopeja e Dukagjinit’.

Gjatë kësaj dite tradicionalisht mbahen  aktivitete, me qëllim të përkujtimit të dëshmorëve që ranë në Rajonin e Dukagjinit, e që njihet edhe si ‘Dita e Dëshmorëve të Dukagjinit’.

Ndryshe, më 24 mars 1998 në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale nga forcat e UÇK-së dhe forcave të armikut, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin.

Synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj, ku hasën në rezistencë të fuqishme.

Në këtë ditë ranë dëshmorë Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj/Pejanefokus.net