Rizvanolli dhe transformimi i fotografisë në Pejë

Fotografi i njohur pejan, Nijazi Xhemajl Rizvanolli – i cili ndërroi jetë më 20 mars në moshën 79 vjecare, ishte esnaf i zejes së fotgrafisë në qytetin e Pejës, me përvojë pune prej mbi 5 dekadave.

Deri vonë dyqani i fotografisë “Rizvanolli”, respektivisht deri më 2006 ishte aktiv në qendër të qytetit të Pejës.

Sipas rrëfimit për Peja në Fokus nga ana e djemve të tij, babai i tyre, Nijazi Rizvanolli ka qenë nga fotografët e parë që kanë arritur ta sjellin në qytetin e Pejës metodën e transformimit të fotografisë nga bardh e zi në atë më ngjyra, e njohur si metoda e “retushimit”.

Ai në një kohë kishte punuar edhe më të vëllain e tij, Jonuz Rizvanolli e që ky i fundit më pas e ka bartur përvojen e tij edhe ne qytetin e Deqanit.

Këta të dy zanatin prej fotografi e kishin marë nga fotografi Ibrahim Shuntiq – i njohur si Ibra./Pejanefokus.net