Në fshatin Koshare në Gjakovë, më 9 prill të vitit 1999, në kuadër të operacionit “Shigjeta”, shqiptarë nga të gjitha anët e Kosovës ishin mbledhur me qëllimin që ta thyenin kufirin me Shqipërinë.
Në këtë betejë u vranë 144 ushtarë dhe 170 të tjerë u plagosën, në mesin të cilëve edhe 3 pejanë.
Kur përmendet Beteja e Koshares vie në pah edbe rënia heroike e dëshmorëve të kombit Shpetim Bojku e Gazmend Berisha (Kalega), si dhe plagosja e luftëtarit të dalluar Shpëtim Agusholli që të tre nga Peja.
Bojku e Berisha të rënë në betejën e Kosharës heroike, në luftë për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar ndërsa Agusholli i plagosur në përballje të ashpër me forcat serbe.
Shpëtim Bojku njihet si luftëtarë i dalluar i UÇK-së, pjesëmarrës aktiv i betejës së Koshares, e që më 28 prill të vitit 1999, ra heroikisht, ballë për ballë me forcat serbe në fushë-betejë.
Ndërsa në kuadër të kësaj beteje Peja “përfaqësoi” edhe me kontributin e një tjetër luftëtari, siç është Gazmend Berisha, i njohur si “Kalega”, nga lagja Kapeshnica, i cili në moshën 31 vjeçare ra heroikisht më 30 maj 1999, madje duke qenë komandant i skuadres.
E nga ana tjetër, Shpetim Agusholli, nga beteja e rreptë e Koshares, e cila në histori njihet si tmerri i Serbisë, në po këtë datë do mbetej i plagosur rëndë deri në invaliditet. /Pejanefokus.net