Zgjidhni problemin e karrieres me “YMCA MOVEMENT”

Organizata “YMCA MOVEMENT” fton të gjithë të rinjtë që të nisin një rrugëtim në zgjedhjen e karrieres profesionale, duke u bërë pjesë e trajnimit "Fuqizimi i të rinjëve përmes mundësive të reja&quot’.

“Bashkohuni me ne për një program trajnimi fuqizues të krijuar për t'ju pajisur me aftësitë dhe njohuritë thelbësore për të lehtësuar kalimin në tregun e punës. Pavarësisht nëse synoni praktika, pozicione me kohë të pjesshme ose nisni karrierën tuaj, ky program është porta juaj e suksesit”- thuhet në njoftimin e kësaj organizuate.

Kush ka të drejtë aplikimi në këtë program?

Të drejtë aplikimi kanë:

Të rinjtë e te rejat nga territori i Komunës së Pejës;

Linku për aplikimhttps://forms.gle/qjaVFp3o9B684wpDA

Ndryshe, sic bën të ditur “YMCA MOVEMENT”, program  “"" Fuqizimi i të rinjëve përmes mundësive të reja – YEEP II” synon që përmes metodologjisë "Next Economy" të ofroj trajnime grupore, menotrim individual, pune praktike, aftësim profesional dhe punësim për të rinjtë në Kosovë.

Ky project, YEEP II implementohet në partenritet me SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë dhe financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) dhe SOS fshatrat e Fëmijëve në mbarë botën, Hermann-Gmeiner Fund Gjermani (HGFD).".

/Pejanefokus.net/YmcaMovement/