“Zip Line” në Pejë ju fton të bëheni pjesë e ekipit të saj

“Zip Line” si një atraksion turistik me të cilin mund fluturoni mbi rrugë, mbi lum dhe mes për mes Grykës së Rugovës duke e bërë atë edhe më të veçantë – ka hapur mundësi për njerëz të rinjë në ekipin e saj.

Bëhuni pjesë e ekipit tonë në Zip Line, Pejë!

Keni pasion për aventurat në natyrë?

Bëhu pjesë e ekipit tonë, në mënyrë që të dhuroni emocione të jashtëzakondshme për vizitorët tanë.

Puno dhe shijo 3 muaj aventure me mundësi vazhdimi”- thuhet në njoftimin e grupit “Marimangat”.

Ndryshe, për t’u bërë pjesë e grupit, “Marimangat” kanë treguar edhe kriteret të cilat janë:

* Mosha mbi 18 vjeg,

* Aftësi të mira komunikuese,

* Përparësi kanë të githë ata që posedojnë patent shofer.

Çfarë ju ofron kjo mundësi ?

* Pagesë mujore përmes transferit bankar

* Taksa të mbuluara

Të githë të interesuarit mund të kontaktojnë në numërin e telefonit: +38349661105, si dhe në email adresen: [email protected]